Deputeti nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, Albert Kinolli, tha sot se të gatshëm që t’i formojnë institucionet e Kosovës dhe të takohen me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ai u shpreh se sot apo nesër pritet të takohen me Kurtin, teksa shtoi se janë gati ta votojnë edhe presidentin, raporton kp.
“Sipas të gjitha gjasave, sot apo nesër pritet të kemi takim me Kurtin. Besojmë se në parim do të arrijmë një marrëveshje dhe të vazhdojmë tutje. Për ne nuk është interesant kushti, por është shumë domethënëse që sa më parë t’i formojmë institucionet e Kosovës. Gjithsesi që jemi gati ta votojmë edhe presidentin”, tha ai.






