Një dron për bartje të peshave të mëdha ka transportuar një mjet tokësor pa pilot ARK-1, të pajisur me një minë antitank, pas vijave ruse të frontit.
Sipas revistës Forbes, ky është operacioni i parë i njohur luftarak në të cilin një sistem robotik ka dërguar një tjetër sistem robotik në fushëbetejë.
Kjo taktikë mundëson vendosjen e pajisjeve thellë pas linjave të armikut pa rrezikuar jetën e ushtarëve, ndërsa njëkohësisht kapërcen një nga kufizimet kryesore të robotëve tokësorë – lëvizshmërinë e kufizuar.
Shtetet e Bashkuara kanë eksperimentuar për dekada me koncepte të ngjashme, por ato nuk kanë kaluar përtej fazës së provave.
Ndërkohë, Ukraina tashmë po shqyrton mundësinë që deri në 30 për qind të personelit në vijën e frontit ta zëvendësojë me sisteme tokësore pa pilot.
Zhvillimi shihet si një hap i ri në transformimin e luftës moderne, ku dronët ajrorë dhe robotët tokësorë po marrin gjithnjë e më shumë role që më parë kryheshin nga ushtarët. /Telegrafi/






