“S’dua që kjo të mbarojë kurrë”, Dua Lipa publikon pamje nga nata e dytë e Sunny Hill Festival

Magazina

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit pamje dhe video nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, që po mbahet në Bërnicë të Prishtinës. Duke publikuar momente nga atmosfera e festivalit, artistja nga Kosova ka shprehur emocionet e saj për këtë përjetim. “Dita e dytë në Sunny Hill Festival – nga […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë me ndjekësit pamje dhe video nga nata e dytë e Sunny Hill Festival, që po mbahet në Bërnicë të Prishtinës.

Duke publikuar momente nga atmosfera e festivalit, artistja nga Kosova ka shprehur emocionet e saj për këtë përjetim.

“Dita e dytë në Sunny Hill Festival – nga EsDeeKid, Lewis Capaldi, Gjin dhe Pawsa… çfarë përjetimi plot emocione. Dhe s’dua që kjo të mbarojë kurrë”.

Nata e dytë e festivalit solli në skenë disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare dhe shqiptare.

Performanca kryesore e mbrëmjes ishte ajo e Lewis Capaldit, i cili dhuroi një spektakël të mbushur me emocione para publikut të shumtë.

Pjesë e programit ishin edhe artisti EsDeeKid, si dhe Pawsa, ndërsa në skenën C4 performoi artisti Gjin, duke sjellë energji të veçantë për të pranishmit.

Publiku u argëtua gjithashtu nga disa prej yjeve të skenës shqiptare, përfshirë Butën, Lyrical Son, MC Kreshën, Ledri Vulën dhe Lumi B, të cilët performuan hitet e tyre para mijëra adhuruesve të muzikës.

Me pjesëmarrës nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës, nata e dytë e Sunny Hill Festival u shoqërua me një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë edhe një tjetër natë të paharrueshme për festivalin. /Telegrafi/