Meloni kërcënon Spanjën për migrantët: Jemi të gatshëm të pezullojmë Shengenin

Bota

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se Italia është e gatshme të kërkojë pezullimin e zbatimit të marrëveshjes Shengen me Spanjën, pas krizës së fundit me emigrantët në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut. Meloni dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë argumentuar se rritja e hyrjeve të paligjshme nga Maroku drejt […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ka paralajmëruar se Italia është e gatshme të kërkojë pezullimin e zbatimit të marrëveshjes Shengen me Spanjën, pas krizës së fundit me emigrantët në enklavën spanjolle të Ceutës, në Afrikën e Veriut.

Meloni dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kanë argumentuar se rritja e hyrjeve të paligjshme nga Maroku drejt Ceutës përbën një kërcënim për sigurinë evropiane dhe kontrollin e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian.

“Jemi të gatshëm të marrim masa të jashtëzakonshme, përfshirë pezullimin e Shengenit me Spanjën, nëse situata nuk zgjidhet”, është mesazhi i ardhur nga qeveria italiane.

Megjithatë, sipas rregullave të BE-së, një shtet anëtar nuk mund ta përjashtojë një vend tjetër nga zona Shengen.

Ajo që lejohet është rikthimi i përkohshëm i kontrolleve kufitare në raste të kërcënimeve serioze ndaj rendit publik ose sigurisë.

Deklaratat italiane kanë shkaktuar tensione diplomatike me Madridin. Ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares ka kritikuar qëndrimin e Romës dhe ka thirrur ambasadorin italian për konsultime. Qeveria spanjolle ka kundërshtuar pretendimet se politika e saj e migracionit ka nxitur krizën.

Kriza nisi pas një vale të madhe hyrjesh të migrantëve nga Maroku në Ceutë, një territor spanjoll i vendosur në bregdetin verior të Afrikës. /Telegrafi/