Rasti “Karaçeva”, i cili në vitin 2020 u paraqit si një aksion i madh kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot rikthehet në debat pas vendimit të Gjykatës për hudhjen e aktakuzës.
Sipas avokatit Ylli Hasani, pas afro shtatë viteve proces penal, Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës, duke konstatuar se ajo ishte ngritur në kundërshtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, hetimet kishin tejkaluar afatet ligjore dhe kjo ka qenë baza kryesore e kërkesës.
Në këtë proces ishin përfshirë 12 zyrtarë policorë, të identifikuar në raportimet publike me inicialet:
F.K. F.L. I.S. S.K. R.T. H.K. A.K. F.Z. Z.A. S.M. S.N. S.K.
Njëri nga të përfshirët, H.K., ka ndërruar jetë gjatë kësaj periudhe dhe procedura ndaj tij është mbyllur. Sipas deklarimeve të mbrojtjes, ai e kishte përjetuar rëndë barrën psikologjike dhe morale të këtij procesi.
Sipas avokatit Hasani, të akuzuarit kanë kaluar vite nën presion të madh, duke humbur vende pune në Policinë e Kosovës, mundësi avancimi dhe duke bartur dëmtim të reputacionit personal e profesional.
Kritika ndaj mënyrës së menaxhimit të këtij rasti është se lufta kundër korrupsionit nuk mund të bazohet vetëm në aksione të bujshme dhe ekspozim publik, por duhet të mbështetet në prova të qëndrueshme dhe procese të ndërtuara me kujdes ligjor.
Në kohën e aksionit, Qeveria Hoti dhe Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr atëherë nga Agim Veliu, përballeshin me një situatë të ndërlikuar politike, ndërsa çështja e veriut të Mitrovicës, kontrolli i kufirit dhe aktivitetet ilegale ishin tema të vazhdueshme të debatit publik.
Për këtë arsye, kritikët kanë ngritur pyetje nëse institucionet e asaj kohe po arrinin të adresonin sfidat kryesore të sigurisë apo nëse operacionet me jehonë të madhe publike po merrnin më shumë hapësirë në opinion.
Rasti “Karaçeva” mbetet një kujtesë se një shtet i së drejtës nuk matet vetëm me numrin e arrestimeve, por me drejtësinë e procesit dhe me faktin nëse akuzat mund të qëndrojnë para gjykatës, e jo me procese politike duke e mbrojtur LDK-në për dështimet në veri, të akuzohen policë të ndershëm pa baza ligjore.
Rasti “Karaçeva”: Shtatë vite pritje, një aktakuzë e rrëzuar dhe shumë pyetje për drejtësinë
<p>Rasti “Karaçeva”, i cili në vitin 2020 u paraqit si një aksion i madh kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, sot rikthehet në debat pas vendimit të Gjykatës për hudhjen e aktakuzës.Sipas avokatit Ylli Hasani, pas afro shtatë viteve proces penal, Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën për hudhjen e aktakuzës, duke konstatuar se ajo ishte […]</p>






