Buta dhe Fjolla ndezin sërish aludimet për pajtim, fansat vërejnë një detaj në rrjetet sociale

Magazina

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, kanë rikthyer spekulimet se mund t’i kenë dhënë edhe një shans lidhjes së tyre. Prej më shumë se një viti, dyshja u përfol gjerësisht për një ndarje të mundshme, ndërsa veprimet e tyre në rrjetet sociale shtuan edhe më shumë dyshimet për një krizë […]

Madhësia e shkronjave

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta, dhe ish-partnerja e tij, Fjolla, kanë rikthyer spekulimet se mund t’i kenë dhënë edhe një shans lidhjes së tyre.

Prej më shumë se një viti, dyshja u përfol gjerësisht për një ndarje të mundshme, ndërsa veprimet e tyre në rrjetet sociale shtuan edhe më shumë dyshimet për një krizë në marrëdhënie.

Në atë periudhë, ata hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale dhe fshinë fotografitë e përbashkëta nga profilet e tyre, duke bërë që fansat të besonin se historia e tyre e dashurisë kishte marrë fund.

Megjithatë, së fundmi ndjekësit kanë vënë re një ndryshim që ka ngjallur menjëherë reagime. Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish ta ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, një detaj që ka rikthyer aludimet se ata mund të jenë pajtuar.

Pavarësisht këtij zhvillimi, as Buta dhe as Fjolla nuk kanë reaguar publikisht për të sqaruar nëse bëhet fjalë për një rikthim të lidhjes së tyre apo thjesht për një raport më të mirë mes tyre.

Dyshja janë prindër të një vajze dhe, edhe pse jeta e tyre private ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes së mediave dhe publikut, ata kanë zgjedhur ta mbajnë larg syrit të publikut statusin aktual të marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/