Prangosen dy burra në Pejë, gënjyen për identitetin e një tjetri

<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815607-prangosen-dy-burra-ne-peje-genjyen-per-identitetin-e-nje-tjetri.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="prangosen-dy-burra-ne-peje,-genjyen-per-identitetin-e-nje-tjetri" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/815607-prangosen-dy-burra-ne-peje-genjyen-per-identitetin-e-nje-tjetri.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="prangosen-dy-burra-ne-peje,-genjyen-per-identitetin-e-nje-tjetri" loading="lazy"></p>Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, në vazhdën e hetimeve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e</div>

Nacionale

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Pejë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Deklarim i rrejshëm”.
Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit Pejë, në vazhdën e hetimeve kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme se, personat e dyshuar F.SH., (2000) dhe A.K., (2005) më 13 janar pranë Qendrës për Pajisje me Dokumente të Identifikimit, kanë deklaruar rrejshëm duke garantuar për identitetin e saktë të personit tjetër të dyshuar A.R., (2003), transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve, dhe pas intervistimit prokurori kompetent ka lëshuar vendim për ndalim policor të dy personave të dyshuar.