Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se dallimi në votat e tij pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit në Prizren, është bërë pa dashjen dhe dijeninë e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Quni ka thënë se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Sipas të dhënave të KQZ-së të publikuar në ueb-faqe të përditësuara herën e fundit në ora 12:20, nga rinumërimi Quni ka minus 479 vota.
“Përmes këtij operacioni, i cili nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si kriminal, më është njollosur personaliteti dhe karriera. Përfshirja e emrit tim në skema të tilla manipuluese është një goditje e rëndë për dinjitetin tim dhe besueshmërinë që kam ndërtuar me vite para elektoratit” – ka shkruar Quni.
Ai ka ngritur pikëpyetje se pse është zgjedhur, sipas tij, emri i tij për këtë manipulim dhe se kush janë urdhërdhënësit dhe ekzekutorët në Qendrën e Numërimit.
Quni ka kërkuar ndjesë publike për të gjithë kolegët kandidatë, votat e të cilëve, sipas tij, mund të jenë tjetërsuar në favorin e tij.
“Deklaroj se jam plotësisht i gatshëm të bashkëpunoj me Policinë, Prokurorinë dhe çdo organ tjetër të drejtësisë për të zbardhur këtë skandal deri në fund. E vërteta është mbrojtja ime e vetme” – ka shkruar në fund Quni.
Quni për dallimin në votat e tij pas rinumërimit: Është bërë pa dijeninë time, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë
<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814607-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Quni për dallimin në votat e tij pas rinumërimit: Është bërë pa dijeninë time, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814607-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Quni për dallimin në votat e tij pas rinumërimit: Është bërë pa dijeninë time, jam i gatshëm të bashkëpunoj me Prokurorinë" loading="lazy"></p>Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se dallimi në votat e tij pas rinumërimit në Qendrën e Numërimit në Prizren, është bërë pa dashjen dhe dijeninë e tij. Përmes një postimi në Facebook, Quni ka thënë se nuk ka kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve. Sipas të dhënave të</div>






