Rinumërimi i deritanishëm e nxjerr Fikrim Damkën jashtë Kuvendit

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814609-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Rinumërimi i deritanishëm e nxjerr Fikrim Damkën jashtë Kuvendit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814609-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Rinumërimi i deritanishëm e nxjerr Fikrim Damkën jashtë Kuvendit"></p>Rinumërimi i deritanishëm i votave e ka lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën. Bazuar në shifrat e deritashme mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut i cili ka 2.511 vota me 15 vota më shumë nga rinumërimi. Damkës deri tash  i janë hequr 68 vota</div>

Madhësia e shkronjave

Rinumërimi i deritanishëm i votave e ka lënë jashtë Kuvendit ministrin në detyrë i Zhvillimit Rajonal dhe kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, Fikrim Damkën.
Bazuar në shifrat e deritashme mandati pritet t’i kalojë Ergul Mazrekut i cili ka 2.511 vota me 15 vota më shumë nga rinumërimi. Damkës deri tash  i janë hequr 68 vota të cilat i ishin përshkruar rrejshëm. Totali i votave të tij aktualisht është 2449 pas rinumërimit të 460 nga 914 vendvotime.
Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren. Deri tash në këtë komunë janë rinumëruar 188 nga 208 vendvotime.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë edhe gjatë ditës së sotme është duke vijuar rinumërimi i vendvotimeve që i takojnë komunës së Prizrenit dhe më pas, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë proces.