Izraeli godet sërish jugun e Libanit, vriten pesë persona

Bota

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore dhe sulmeve me dronë të kryera nga Izraeli në jug të Libanit, raportojnë mediat shtetërore libaneze. Sulmet ndodhën pavarësisht armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani, i cili ishte parashikuar të hynte në fuqi një ditë më parë, shkruan […]

Madhësia e shkronjave

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore dhe sulmeve me dronë të kryera nga Izraeli në jug të Libanit, raportojnë mediat shtetërore libaneze.

Sulmet ndodhën pavarësisht armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, grupit militant të mbështetur nga Irani, i cili ishte parashikuar të hynte në fuqi një ditë më parë, shkruan skynews.

Sipas agjencisë shtetërore libaneze të lajmeve NNA, aeroplanët luftarakë dhe dronët izraelitë kryen disa sulme në zonën e Nabatiehut gjatë natës dhe orëve të mëngjesit, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa banimi dhe shtëpi private.

Gjithashtu, para agimit, artileria izraelite bombardoi qytetin e Nabatiehut dhe zonat përreth tij.

Tensionet në kufirin Izrael–Liban kanë mbetur të larta edhe pas njoftimit për armëpushim, ndërsa palët vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Ndryshe, ushtria izraelite ka hedhur poshtë thirrjet e amerikanëve dhe iranianëve për ndaljen e sulmeve në Liban. /Telegrafi/