“Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time”, Endrick reagon pas debutimit të tij në Kupën e Botës

Sport

Sensacioni i ri i Brazilit, Endrick, shprehu mendimet e tij për paraqitjen e shkëlqyer si zëvendësues në debutimin e tij në Kupën e Botës në fitoren 3-0 kundër Haitit, ku përfshihej edhe një gol i anuluar. Brazili mori një fitore komode ndaj Haitit në raundin e dytë të Kupës së Botës dhe në këtë ndeshje […]

Madhësia e shkronjave

Sensacioni i ri i Brazilit, Endrick, shprehu mendimet e tij për paraqitjen e shkëlqyer si zëvendësues në debutimin e tij në Kupën e Botës në fitoren 3-0 kundër Haitit, ku përfshihej edhe një gol i anuluar.

Brazili mori një fitore komode ndaj Haitit në raundin e dytë të Kupës së Botës dhe në këtë ndeshje minutat e parë mori edhe sulmuesi i talentuar Endrick.

Endrick u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të në vend të realizuesit të dy golave, Mattheus Cunha, dhe talenti brazilian ndihet i lumtur me debutimin.

“Jam shumë i lumtur. Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time. Të dilja në fushë dhe të shënoja një gol që më vonë u anulua… por për mua, thellë në zemrën time, ishte një gol që vlente shumë”, ka thënë fillimisht 19-vjeçari.

“Gjithashtu dua të falënderoj tifozët brazilianë, njerëzit që erdhën nga Brazili në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur ekipin kombëtar. Ky është një grup ku duhet të jenë vetëm lojtarët e etur për të luftuar, për të luajtur, për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar ekipin”.

“Mendoj se kushdo që është atje do ta ndihmojë ekipin dhe do t’i sjellë diçka të ndryshme grupit. Po punoj çdo ditë, duke i bërë gjërat siç duhet, duke e shtyrë veten çdo ditë, në mënyrë që kur të më lindë mundësia të jem gati dhe të mund të bëj atë që kam bërë gjithmonë me ekipin kombëtar: të luaj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit”, përfundoi Endrick. /Telegrafi/