Mjeti lundrues përplaset me skafin e policisë kufitare, vdes një person në Ksamil

Nacionale

Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Mësohet se […]

Madhësia e shkronjave

Një aksident detar është regjistruar këtë të hënë në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.

Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja dyshohet se një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Mësohet se viktima është identifikuar si Albiano Kreçi, 20 vjeç, banor i Ksamilit i cili dyshohet se ka qenë në drejtimin e një mjeti lundrues në formë automjeti.

Forcat e policisë dhe shërbimet emergjente kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar për të lehtësuar hetimet dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkaqet e përplasjes dhe përgjegjësitë e mundshme në këtë ngjarje të rëndë detare.