Osmani: Mirë që tash Kurti e quan Abdixhikun mik, para dy javësh e krahasonte me lider fisesh

Nacionale

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik. Osmani në Kanal 10 ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot e cilësoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun si mik.

Osmani në Kanal 10 ka thënë se i vjen mirë që Kurti e quan Abdixhikun mik, por ka rikujtuar deklaratat e tij të mëhershme, kur e kishte krahasuar kreun e LDK-së me “lider fisesh”.

Ajo ka vlerësuar se deklaratat e tilla mund të ndikojnë në raportet ndërmjet liderëve politikë dhe në krijimin e mundësive për bashkëpunim.