Banorët e Breznicës sërish pa ujë, dëmtohet për herë të dytë rrjeti kryesor gjatë punimeve në rrugë

Vendore

Banorët e fshatit Breznicë kanë mbetur sërish pa furnizim me ujë të pijshëm, pasi gjatë punimeve në segmentin rrugor Breznicë – Muhovc është dëmtuar për herë të dytë rrjeti kryesor i ujësjellësit.Njoftimi për ndërprerjen e ujit është bërë nga përgjegjësit e projektit, të cilët kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për sanimin […]

Madhësia e shkronjave

Banorët e fshatit Breznicë kanë mbetur sërish pa furnizim me ujë të pijshëm, pasi gjatë punimeve në segmentin rrugor Breznicë – Muhovc është dëmtuar për herë të dytë rrjeti kryesor i ujësjellësit.
Njoftimi për ndërprerjen e ujit është bërë nga përgjegjësit e projektit, të cilët kanë bërë të ditur se ekipet janë në terren për sanimin e defektit. Megjithatë, për banorët e Breznicës kjo nuk është hera e parë që përballen me të njëjtin problem.
Fakti që rrjeti kryesor i furnizimit me ujë dëmtohet për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër ngre pikëpyetje serioze mbi kujdesin dhe profesionalizmin gjatë realizimit të punimeve në terren.
Uji i pijshëm është një nevojë elementare për çdo familje dhe ndërprerjet e përsëritura po shkaktojnë shqetësim dhe pakënaqësi te banorët, të cilët kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kompanitë dhe institucionet e angazhuara në realizimin e projektit.
Banorët vlerësojnë rëndësinë e investimeve infrastrukturore dhe ndërtimit të rrugëve, por theksojnë se ato nuk duhet të realizohen në dëm të shërbimeve bazike, siç është furnizimi me ujë të pijshëm.
Pas dëmtimit të dytë të rrjetit, qytetarët kërkojnë masa konkrete që raste të tilla të mos përsëriten, ndërsa presin që punimet të zhvillohen me më shumë kujdes dhe koordinim në të ardhmen./BujanociNet/