Dita e barazhit: Dinamo dhe Llapi luajnë për një vend në Superligën e Kosovës

Sport

Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e barazhit në mes të Dinamos së Ferizajt dhe Llapit, e vlefshme për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin 2026/27. Futbolli i Kosovës luan gjatë ditës së sotme ndeshjen e fundit të sezonit, ku Dinamo dhe Llapi do ta kenë fjalën e fundit. […]

Madhësia e shkronjave

Sot (e shtunë) është në program për t’u zhvilluar ndeshja e barazhit në mes të Dinamos së Ferizajt dhe Llapit, e vlefshme për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin 2026/27.

Futbolli i Kosovës luan gjatë ditës së sotme ndeshjen e fundit të sezonit, ku Dinamo dhe Llapi do ta kenë fjalën e fundit.

Klubi ferizajas dhe ai llapjan ndeshen mes vete në ndeshjen e barazhit për një vend në Superligën e Kosovës për edicionin e ri.

Dinamo vjen në këtë ndeshje pasi fitoi gjysmëfinalen e barazhit të Ligës së Parë ndaj Lirisë, ndërsa Llapi vjen si pozita e tetë në tabelën e Superligës.

Ky takim shumë i vlefshëm është paraparë të zhvillohet në stadiumin Rexhep Rexhepi të Drenasit, me fillim nga ora 16:00. /Telegrafi/