Mourinho ‘kërcënon’ yllin e Real Madridit: Ose ngrit nivelin, ose do të përfundosh në stol

Sport

Real Madridi po kalon nëpër një fazë riformatimi në repartin ofensiv, ndërsa Jose Mourinho i ka komunikuar drejtpërdrejt Vinicius Juniorit se mund ta humbasë vendin në formacionin titullar nëse nuk e ngrit nivelin e paraqitjeve në ndeshjet e ardhshme. Sipas Cadena SER, trajneri portugez e ka paralajmëruar sulmuesin brazilian se Yan Diomande mund t’ia marrë […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi po kalon nëpër një fazë riformatimi në repartin ofensiv, ndërsa Jose Mourinho i ka komunikuar drejtpërdrejt Vinicius Juniorit se mund ta humbasë vendin në formacionin titullar nëse nuk e ngrit nivelin e paraqitjeve në ndeshjet e ardhshme.

Sipas Cadena SER, trajneri portugez e ka paralajmëruar sulmuesin brazilian se Yan Diomande mund t’ia marrë vendin në krahun e majtë nëse vazhdon të shfaqë paqëndrueshmëri në fillimin e këtij sezoni.

Pavarësisht se ka vazhduar të jetë titullar për shkak të rolit të tij të rëndësishëm në dy triumfet e mëparshme të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Viniciusi ka regjistruar një gol dhe tri asistime në shtatë ndeshje të zhvilluara gjatë sezonit 2026/27.

Në ndeshjen e fundit ndaj Elche, e cila përfundoi me fitoren 3-2 të Real Madridit, 26-vjeçari pati një paraqitje diskrete, duke humbur tri mundësi të pastra përballë portierit kundërshtar.

Në anën tjetër, Yan Diomande, për të cilin Real Madridi pagoi 140 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës, dha asistimin për golin e dytë të madrilenëve në ‘Martinez Valero’, pasi fitoi duelin në krah.

Shkathtësia e sulmuesit i mundëson atij të luajë në të dy krahët, duke i dhënë stafit teknik alternativat dhe thellësinë e kërkuar në krahun e majtë.

Ndërkohë, konsolidimi i Arda Gulerit si mesfushor ofensiv dhe si lojtar që pozicionohet në krahun e djathtë ka reduktuar mundësitë për rotacion në atë anë.

Për këtë arsye, krahu i majtë është shndërruar në pikën kryesore të konkurrencës mes Viniciusit dhe përforcimit të ri të Real Madridit./Telegrafi/