Portieri meksikan, Guillermo Ochoa, do të bëjë histori duke u bërë lojtari i parë nga vendi i tij që merr pjesë në një Kupë Bote të gjashtë. Trajneri Javier Aguirre e ka përfshirë 40-vjeçarin në listën përfundimtare prej 26 lojtarësh për turneun e ardhshëm.
Me këtë paraqitje, Ochoa barazon rekordin e pjesëmarrjeve me Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, duke u renditur mes emrave më të mëdhenj të historisë së futbollit botëror. Ai lë pas legjendat meksikane si Antonio Carbajal, Andres Guardado dhe Rafa Marquez, të cilët kishin luajtur në pesë Botërorë.
Ochoa debutoi në Kupën e Botës në vitin 2006 dhe ka qenë protagonist në disa turne, përfshirë paraqitjen ndaj Brazilit në 2014 dhe pritjet vendimtare në edicionin e vitit 2018, si dhe një penallti të pritur në 2022. Megjithatë, këtë herë ai nuk pritet të jetë zgjedhja e parë në portë, pasi Raul Rangel shihet si portieri titullar.

Sipas raportimeve, Ochoa mund të ketë minuta në fazën e grupeve, në varësi të ecurisë së Meksikës në turne.
Skuadra e Meksikës sjell një kombinim të përvojës dhe lojtarëve të rinj. Në listë bien në sy emra si Raul Jimenez, Edson Alvarez dhe Johan Vasquez, të cilët pritet të jenë pjesë e rëndësishme e formacionit.
Meksika, së bashku me SHBA-në dhe Kanadanë si organizatore të turneut, synon të rikthehet te sukseset historike në Kupën e Botës.
Lista e plotë e Meksikës për Kupën e Botës:
Portierë: Raul Rangel (Chivas), Carlos Acevedo (Santos Laguna), Guillermo Ochoa (AEL Limassol)
Mbrojtës: Israel Reyes (Club América), Jesus Gallardo (Toluca), Jorge Sánchez (PAOK), Cesar Montes (Lokomotiva Moskë), Johan Vasquez (Genoa), Mateo Chávez (PSV)
Mesfushorët: Erik Lira (Cruz Azul), Luis Romo (Chivas), Obed Vargas (Atletico Madrid), Brian Gutierrez (Chivas), Orbelin Pineda (AEK Athinë), Edson Alvarez (Fenerbahçe), Gilberto Mora (Club Rechita), Cedargoro Fijuana Betis), Luis Chávez (Dinamo Moskë).
Sulmues: Roberto Alvarado (Chivas), Alexis Vega (Toluca), Julian Quinones (Al-Qadsiah), Santiago Gimenez (AC Milan), Guillermo Martinez (Pumas), Armando Gonzalez (Chivas), Raul Jimenez (Fulham). /Telegrafi/





