Sot i vije fundit edicionit 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll me pesë ndeshjet që luhen në të njëjtën kohë.
Kampioni tanimë është vendosur dhe dy skuadrat që bien nga liga, por luhet për pozitën e dytë dhe për t’iu shmangur pozitës së tetë, që e dërgon skuadrën e Superligës në barazh.
Kampionët e Kosovës, Drita luan pa ndonjë presion ndaj Malishevës në udhëtim, skuadër që po kërkon pozitën e dytë në tabelë.
Ballkani nga ana tjetër është mysafire e Dukagjinit, në një sfidë ku dy skuadrave i duhet fitorja – Dukagjinit për t’i ikur barazhit dhe Ballkanit për ta mbrojtur pozitën e dytë.
Gjilani pret Prishtinën e Re në një ndeshje ku vendasve i mjafton vetëm një pikë për ta shmangur barazhin, derisa mysafirët vetëm se janë përshëndetur tani nga elita.
Ferizaj i rënë nga Superliga pret Llapin që po lufton për t’i ikur pozitës së tetë.
E padyshim që sfida më interesante do të luhet në kryeqytet, me Prishtinën që pret Drenicën. Dy skuadrat synojnë të marrin pikë për t’iu shmangur pozitës së tetë.
Të gjitha duelet e xhiros së 36-të në Albi Mall Superligë startojnë me fillim nga ora 16:00./Telegrafi/






