Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së

Sport

Chelsea i ka hedhur një “thumb” të fortë Arsenalit menjëherë pasi “Topçinjtë” e humbën finalen e Ligës së Kampionëve me penallti ndaj Paris Saint-Germain. Ishte një përfundim shkatërrues për Arsenalin, që synonte të fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit. Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Chelseat, e cila reagoi […]

Madhësia e shkronjave

Chelsea i ka hedhur një “thumb” të fortë Arsenalit menjëherë pasi “Topçinjtë” e humbën finalen e Ligës së Kampionëve me penallti ndaj Paris Saint-Germain.

Ishte një përfundim shkatërrues për Arsenalin, që synonte të fitonte trofeun e parë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar Chelseat, e cila reagoi pas ndeshjes me një postim thumbues në Instagram.

“Blutë”, të cilët e mbyllën sezonin në vendin e nëntë në Ligën Premier dhe sezonin e ardhshëm nuk do të luajnë fare në garat evropiane, publikuan një reklamë për turet në stadiumin “Stamford Bridge”, ku përfshihej edhe një vizitë në atë që e quajtën “Shtëpia e trofeve e Londrës”.

Chelsea e ka fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2012, po ashtu pas penalltive, në finalen kundër Bayern Munich, nën drejtimin e trajnerit Roberto Di Matteo.

“Ejani dhe vizitoni ‘Shtëpinë e trofeve të Londrës’”. Rezervoni tani turin e stadiumit në Stamford Bridge përmes linkut në ‘story’ ose në ‘bio’”, shkruante Chelsea në Instagram.

Chelsea publikoi edhe foto të trofeut të Ligës së Kampionëve dhe të titullit të Kupës së Botës për Klube, të cilin e fitoi verën e kaluar nën drejtimin e Enzo Maresca./Telegrafi/