Seriali i ri i Netflix-it “Legends” po merr vëmendje të madhe si nga publiku ashtu edhe nga kritikët dhe aktualisht renditet i katërti më i shikuari në botë në listën globale të platformës.
Disa parashikojnë se mund të kthehet në serialin më të ndjekur të vitit.
Në rolet kryesore luajnë Tom Burke dhe Steve Coogan, ndërsa historia bazohet në një ngjarje të vërtetë: një grup punonjësish britanikë të doganës angazhohen për të infiltruar bandat më të njohura kriminale dhe për t’i rrëzuar ato ‘nga brenda’.

Seriali po krahasohet me hite moderne të krimit si “Narcos” dhe “Mayor of Kingstown”.
Autori i “Legends” është Neil Forsyth.“Legends” ka marrë vlerësime shumë të larta në Rotten Tomatoes: 86 për qind nga publiku (me shumë shikues që thonë se e kanë parë të gjithë sezonin brenda një dite) dhe 92 për qind nga kritikët.
Mediat britanike po ashtu e kanë lavdëruar: Financial Times i dha 5 yje, duke e quajtur “të shkëlqyer që nuk të lëshon asnjë sekondë”, teksa The Times e përshkroi si dramë të kushtueshme, me adrenalinë, humor dhe një ‘soundtrack’ të viteve ’90.
Seriali përbëhet nga gjashtë episode dhe është frymëzuar nga një hetim i jashtëzakonshëm i viteve 1990, i përshkruar në librin “The Betrayer: How An Undercover Unit Infiltrated the Global Drug Trade” nga Guy Stanton dhe Peter Walsh.
– YouTube www.youtube.com
Sipas sinopsisit, personazhet nuk janë spiunë të trajnuar, por njerëz të zakonshëm që krijojnë identitete të reja për botën e nëndheshme kriminale – identitete që quhen ‘legjenda’. /Telegrafi/





