Caktohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve dhe finaleve tjera

Sport

UEFA ka konfirmuar të hënën emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë finalet e garave kryesore evropiane këtë sezon. Finalja e Ligës së Kampionëve, ku Arsenali do të përballet me kampionin në fuqi Paris Saint-Germain, do të gjykohet nga gjermani Daniel Siebert. Siebert e ka drejtuar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Arsenalit ndaj […]

Madhësia e shkronjave

UEFA ka konfirmuar të hënën emrat e gjyqtarëve që do të drejtojnë finalet e garave kryesore evropiane këtë sezon.

Finalja e Ligës së Kampionëve, ku Arsenali do të përballet me kampionin në fuqi Paris Saint-Germain, do të gjykohet nga gjermani Daniel Siebert.

Siebert e ka drejtuar edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Arsenalit ndaj Atletico Madridit. Finalja luhet më 30 maj.

Ndërkohë, finalja e Ligës së Evropës mes Freiburgut dhe Aston Villas, që zhvillohet më 20 maj, do të ketë në qendër francezin Francois Letexier – gjyqtari që drejtoi edhe finalen e Euro 2024.

Finalja e Ligës së Konferencës mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecanos, e cila do të luhet një javë më pas, do të drejtohet nga italiani Maurizio Mariani.

UEFA njoftoi gjithashtu se për secilën finale janë emëruar nga dy asistentë të së njëjtës kombësi me gjyqtarin kryesor.

Në futbollin e femrave, finalja e Ligës së Kampionëve për femra mes Barcelonës dhe Olympique Lyonnais, më 23 maj, do të gjykohet nga suedezja Tess Olofsson. /Telegrafi/