Një burrë nga Kina ka hyrë në Guinness pasi arriti të rrotullojë 33 rrathë rreth trupit, ndërsa qëndronte i varur kokëposhtë.
Yan Yanjia realizoi sfidën në Guilin, në rajonin Guangxi, ku u var nga një strukturë lojërash.

Dy miq e ndihmuan duke ia vendosur rrathët njëri pas tjetrit mbi kokë dhe drejt ijeve.
Ai arriti t’i mbajë të gjithë rrathët në lëvizje për kohën e kërkuar nga Guinness, duke vendosur një rekord të ri për numrin më të madh të rrathëve të rrotulluar njëkohësisht, ndërsa personi është i varur kokëposhtë.
Rekordi i tij është 10 rrathë më shumë se ai i mëparshmi.
Tani, ai synon një tjetër rekord: të rrotullojë rrathë hula hoop ndërsa kryen pull-ups, një sfidë që sipas tij kërkon shumë më tepër forcë dhe stabilitet të trupit.





