Modeli i ri elektrik AUDI E7X po tërheq vëmendje të madhe në Kinë, pasi është më i madh se Audi Q7, por kushton më pak se një Audi Q3 në SHBA.
Versioni bazë “Pioneer” nis nga 289.900 juanë, ose rreth 42.600 dollarë (afërsisht 39.500 euro), dhe ofron deri në 705 kilometra autonomi.

Ky variant përdor një bateri 100 kWh dhe arrin 100 km/h për 5.82 sekonda.
Versioni më i fuqishëm me tërheqje në të katër rrotat zhvillon 670 kuaj fuqi dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.9 sekonda.
Në krye të gamës qëndron modeli me bateri 109 kWh dhe autonomi deri në 751 kilometra, i cili kushton rreth 55.800 dollarë ose afërsisht 51.800 euro.
Për krahasim, Audi Q6 e-tron në SHBA nis nga rreth 64.500 dollarë, edhe pse është më i vogël se E7X. /Telegrafi/





