Makina ikonike për fëmijë, Little Tikes Cozy Coupe, “po futet në epokën elektrike me një aksesor të ri karikimi EV”.
Pas më shumë se 25 milionë njësive të shitura që nga viti 1979, makina lodër që funksiononte me “fuqinë e këmbëve” tani vjen me një stacion karikimi që imiton makinat moderne elektrike.

Karikuesi i ri “Cozy E-Charging Station” ka kabllo, drita dhe efekte zanore që simulojnë mbushjen e baterisë, duke sjellë përvojën e makinave elektrike edhe në oborre e dhoma lojërash.
Aksesori është kompatibil me modelet ekzistuese të Cozy Coupe, kështu që prindërit nuk kanë nevojë të blejnë një makinë të re për fëmijët.
Produkti kushton 32.99 dollarë, rreth 29 euro, pak më shtrenjtë se versioni i vjetër “Cozy Pumper” që shitej për 29.99 dollarë, afërsisht 26 euro.
I dizajnuar për fëmijë nga 18 muaj deri në 5 vjeç, karikuesi funksionon me bateri dhe mund të përdoret edhe jashtë. /Telegrafi/





