Juventusi rikthen interesimin për yllin e Man Cityt, i ofron kontratë dyvjeçare

Sport

Juventus raportohet se po shtyn fort për transferimin e Bernardo Silvës, me mesfushorin portugez që mund të jetë një nga goditjet më të bujshme të verës në Serie A. Sipas gazetarit Nicolo Schira, 31-vjeçari është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” për repartin e mesfushës në afatin e ardhshëm kalimtar. Raporti shton se Juventusi po […]

Madhësia e shkronjave

Juventus raportohet se po shtyn fort për transferimin e Bernardo Silvës, me mesfushorin portugez që mund të jetë një nga goditjet më të bujshme të verës në Serie A.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, 31-vjeçari është objektivi kryesor i “Zonjës së Vjetër” për repartin e mesfushës në afatin e ardhshëm kalimtar.

Raporti shton se Juventusi po përpiqet ta bindë Silvën dhe i ka ofruar një kontratë deri në vitin 2028, me opsion vazhdimi edhe për 2029, si dhe një paketë të lartë pagash. Për shërbimet e tij interesim thuhet se kanë shfaqur edhe disa klube të tjera.

Vlen të theksohet se Bernardo Silva pritet të largohet nga Manchester City si lojtar i lirë në qershor, çka e bën edhe më tërheqëse garën për firmën e tij.

Në sezonin aktual, Silva ka zhvilluar 49 ndeshje me Cityn, duke shënuar tri gola dhe duke dhënë pesë asistime.

Ndërkohë, për Silvan kanë shprehur interesim edhe Barcelona, disa klube turke dhe nga Arabia Saudite, por dëshira e lojtarit mbetet qëndrimi në Evropë./Telegrafi/