Deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon Bashkimi Evropian

Nacionale

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pasi një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton. Një zëdhënës i unionit iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës. BE-ja shkruan se i dënon sulmet personale, teksa shton se janë të papranueshme. “Deklarata […]

Madhësia e shkronjave

Bashkimi Evropian ka reaguar zyrtarisht pasi një ditë më parë kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton.

Një zëdhënës i unionit iu përgjigj sulmeve personale kundër Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në Ditën e Evropës. BE-ja shkruan se i dënon sulmet personale, teksa shton se janë të papranueshme.

“Deklarata të tilla janë të papranueshme. BE-ja dënon fuqimisht sulmet personale të bëra në Ditën e Evropës kundër Ambasadorit të Bashkimit Evropian në Shqipëri. Ambasadori i BE-së ka vepruar në çdo kohë me profesionalizëm dhe integritet të plotë. Ne kemi besim të plotë tek ai dhe puna e tij”, thuhet në reagimin e tyre.

Një ditë pasi kreu i PD-së, Sali Berisha, sulmoi ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzaton, kanë reaguar edhe kolegët e tij europianë.

Në një deklaratë të përbashkët, Ambasadorët e BE-së i kanë dalë në mbrojtje Gonzatos, duke u shprehur besimplotë ndaj profesionalizmit të tij.

“Në Ditën e Evropës, ne qëndrojmë të bashkuar në mbështetje të Ambasadorit të BE-së dhe ekipit të tij, dhe riafirmojmë besimin tonë të plotë në profesionalizmin, integritetin dhe shërbimin e tyre të përkushtuar”, thuhet në reagimin e tyre.

Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale një ditë më parë dha dhe një koment për ambasadorin Gonzato.

“Sa i përket ambasadorit aktual, unë kam shprehur: ky sillet si të ishte ambasadori i Ramës, pasi ky zotëri, në mënyrë të pretenduar, ka transmetuar në Bruksel trillimet më të pavërteta ndaj opozitës, sikur ne nuk jemi për integrimin. Për të mos treguar shumë gjëra të tjera.

Ne jemi ata që i themi gjërat hapur dhe ai është përpjekur në shumë mënyra ta paraqesë opozitën si jo të orientuar drejt integrimit, por ka dështuar. Gonzato është unifikuar komplet me Edi Ramën. Unë partnerëve europianë do t’u them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën”, u shpreh Berisha./tch/