“Më falni”, Aurelien Tchouameni reagon për herë të parë pas përplasjes me Fede Valverde

Sport

Mesfushori Aurelien Tchouameni ka kërkuar falje që e dëmtoi imazhin e klubit, me një përplasje fizike ndaj Federico Valverdes. Në bazë të raportimeve, francezi e kishte goditur në fytyrë uruguaianin, ndërsa Real Madridi i dënoi me një gjobë prej 500 mijë eurove për secilin. Tchouameni ka reaguar për herë të parë duke kërkuar falje për […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Aurelien Tchouameni ka kërkuar falje që e dëmtoi imazhin e klubit, me një përplasje fizike ndaj Federico Valverdes.

Në bazë të raportimeve, francezi e kishte goditur në fytyrë uruguaianin, ndërsa Real Madridi i dënoi me një gjobë prej 500 mijë eurove për secilin.

Tchouameni ka reaguar për herë të parë duke kërkuar falje për veprimin e bërë, si dhe që e dëmtoi imazhin e klubit.

“Ajo që ndodhi këtë javë në stërvitje është e papranueshme — e them këtë duke menduar për shembullin që pritet të japim për të rinjtë, qoftë në futboll apo në shkollë. Pavarësisht se kush ka të drejtë apo jo, ne duhet gjithmonë të kërkojmë zgjidhjen më të qetë për ta zgjidhur një konflikt”.

“Mbi të gjitha, më vjen keq për imazhin që i dhamë klubit. E di që tifozët, stafi, bashkëlojtarët e mi, drejtuesit — të gjithë janë thellësisht të zhgënjyer nga mënyra se si është zhvilluar ky sezon. Por frustrimi nuk mund të justifikojë gjithçka”.

“Këto incidente, edhe pse mund të ndodhin në çdo dhomë zhveshjeje, nuk i shkojnë Real Madridit. Sidomos sepse Real Madridi është klubi më i përfolur në botë”.

“Gjithsesi, tani nuk është më koha të zbulojmë se kush bëri çfarë, kush tha çfarë, apo kush kishte të drejtë ose jo. Unë e pranoj sanksionin e klubit dhe e pranoj atë”.

“Ne mbetemi familje, ndonjëherë edhe me mospajtime, por duhet gjithmonë t’i vendosim objektivat tona mbi gjithçka tjetër. I kërkova falje grupit dhe dua t’ua përcjell kërkim-faljen time edhe të gjithë madridistëve”.

Mbetet të shihet nëse Reali do ta ftojë për përballjen ndaj Barcelonës në “El Clasico” këtë vikend./Telegrafi/