Kurti takon Kaja Kallas në Jerevan, diskutohet edhe çështja e Luginës

Vendore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Jerevan.Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet politike në rajon dhe sfidat e sigurisë në kontekstin aktual ndërkombëtar. Kurti theksoi […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian të mbajtur në Jerevan.
Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për zhvillimet politike në rajon dhe sfidat e sigurisë në kontekstin aktual ndërkombëtar. Kurti theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikave të Kosovës me Bashkimi Evropian, veçanërisht në rrugën drejt integrimit evropian.
Ai rikonfirmoi përkushtimin për reformat dhe kërkoi që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, duke theksuar se vendi meriton trajtim të drejtë dhe të bazuar në arritjet konkrete.
Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë zbatimin e legjislacionit për të huajt dhe hapat e fundit institucionalë, të cilët u vlerësuan si pozitivë për perspektivën evropiane.
Një pjesë e bisedës iu kushtua edhe dialogut Kosovë–Serbi, si dhe situatës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kurti ngriti shqetësimin për çështjen e pasivizimit të adresave dhe pengesat në realizimin e mbështetjes financiare për Luginën.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, me theks në vazhdimin e bashkëpunimit dhe komunikimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian./BujanociNet/