Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me grabitjen e ndodhur në vitin 2025 në Tërnoc i Madh, ku objektiv ka qenë një argjendari lokale.
Sipas burimeve të publikuara nga Wikileaks.org, në kuadër të hetimeve janë identifikuar si të dyshuar dy persona me inicialet A.E. (1985) dhe A.E. (1986), nga Drenas, të cilët janë të afërm mes vete.
Në dosjen hetimore thuhet se njëri nga të dyshuarit kishte qëndruar për rreth 40 ditë në Bujanoc para kryerjes së grabitjes, duke punuar fillimisht në një furrë buke dhe më pas në një autolarje. Hetuesit dyshojnë se kjo periudhë është shfrytëzuar për të mbledhur informacione dhe për të planifikuar në detaje kryerjen e veprës.
Sipas të njëjtave burime, dy ditë para grabitjes atij i është bashkuar edhe bashkëpunëtori, ndërsa pas identifikimit të tyre është ngritur aktakuzë dhe është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar.
Ndërkohë, sa i përket grabitjes së fundit të ndodhur në hyrje të Tërnocit, raportimet tregojnë se hetimet janë ende në zhvillim. Autoritetet e sigurisë kanë angazhuar kapacitete të shtuara në terren, ndërsa janë siguruar edhe pamje nga kamerat e sigurisë, të cilat po analizohen për identifikimin e personave të përfshirë.
Burimet theksojnë se në këtë rast bëhet fjalë për një sulm të organizuar nga disa persona të armatosur, ndërsa bashkëpunimi me viktimën po vazhdon me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rastet e fundit kanë rritur shqetësimin për sigurinë në këtë zonë të Bujanoc, ndërsa priten zhvillime të reja nga organet hetuese.
Hetimet për grabitjet në Tërnoc: Dy persona në kërkim për rastin e vitit 2025, ndërsa rasti i fundit ende pa autorë
Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me grabitjen e ndodhur në vitin 2025 në Tërnoc i Madh, ku objektiv ka qenë një argjendari lokale.Sipas burimeve të publikuara nga Wikileaks.org, në kuadër të hetimeve janë identifikuar si të dyshuar dy persona me inicialet A.E. (1985) dhe A.E. (1986), nga Drenas, të cilët janë të […]





