Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka bërë sot homazhe në varrezat e Marinës në Skenderaj, për të përkujtuar 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hamza, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sakrifica e dëshmorëve është trashëguar brez pas brezi dhe se kjo ditë ka një domethënie të veçantë, pasi përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.
“Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës.
Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë.
Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, shkroi i pari i PDK-së.
Bedri Hamza nderon me homazhe Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së në Skenderaj
<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806433-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Bedri Hamza nderon me homazhe Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së në Skenderaj" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1280" height="854" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806433-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Bedri Hamza nderon me homazhe Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së në Skenderaj" loading="lazy"></p>Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka bërë sot homazhe në varrezat e Marinës në Skenderaj, për të përkujtuar 27-vjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi dhe 41 dëshmorëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Hamza, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se sakrifica e dëshmorëve është trashëguar brez</div>






