Ramush Haradinaj: 7 vjet Ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës

Nacionale

<div><div><img width="640" height="338" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806429-attachment-1024x541.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Ramush Haradinaj: 7 vjet Ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1920" height="1015" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806429-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Ramush Haradinaj: 7 vjet Ushtri, vendimi që vulosi sovranitetin e Kosovës"></p>Në përvjetorin e shtatë të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes.</div>

Madhësia e shkronjave

Në përvjetorin e shtatë të formimit të Ushtrisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar një nga vendimet më të rëndësishme shtetformuese të pasluftës, duke theksuar se krijimi i Ushtrisë ishte një akt historik i marrë nga Qeveria Haradinaj me bekimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Erdhëm në paqe, në rresht me ushtritë e paqes. Shtatë vite guxim, shtatë vite krenari, shtatë vite Ushtria e Kosovës krah nesh”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës lindi nga sakrifica e madhe e luftës çlirimtare, nga gjaku i derdhur i dëshmorëve dhe nga amaneti i atyre që nuk u kthyen kurrë, por që i lanë Kosovës lirinë dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur atë.
“Sot kemi ushtri. Sot kemi shtet më të sigurt. Sot kemi Kosovë më të fortë”, ka përfunduar Haradinaj, duke e cilësuar formimin e Ushtrisë si një hap që vulosi sovranitetin dhe sigurinë e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.