“NaVi mund të jetë kandidat nëse makazze vazhdon këtë formë”, analisti i njohur me pritshmëri të mëdha për yllin e Kosovës

Natus Vincere mund ta fitojë edhe Blast Roterdam nëse Drin “Makazze” Shaqiri shfaqë formën e njëjtë si në ESL Pro League, kështu së paku ka deklaruar analisti i njohur i Counter Strike 2, kroati Zvonimir “Professeur” Burazin. “makazze” po vazhdon të ...

Sport

Natus Vincere mund ta fitojë edhe Blast Roterdam nëse Drin “Makazze” Shaqiri shfaqë formën e njëjtë si në ESL Pro League, kështu së paku ka deklaruar analisti i njohur i Counter Strike 2, kroati Zvonimir “Professeur” Burazin.

“makazze” po vazhdon të jetë lojtari më i shkëlqyer i NaVi-t, ku dhuroi paraqitje mbresëlënëse ndaj B8 dhe Falcons, për ta ndihmuar organizatën ukrainase ta sigurojë play-offin e Blastit.

Kësisoj, e tërë vëmendja ka rënë te forma e lartë që po kalon ylli i Kosovës, gjë që po e bënë edhe NaVi-n kandidat për një tjetër trofe.

“Nëse makazze mund të jep 80-90 për qind të formës që kishte në Suedi (ESL League), NaVi aktualisht kanë një lojtar yll që nuk e kanë pasur thuajse që kurrë. Ata mund të bëhen kandidat serioz për turneun aktual”, deklaroi “professeur”.

Ndërkohë, “makazze” tashmë po shihet si lojtari kryesor i NaVi, organizatë të cilës i ka munguar kjo gjë që prej kohës kur lojtari më i mirë në histori të CS, “s1mple” vendosi të largohet./Telegrafi/