Rikthehet magjia e Ligës së Kampionëve: Katër përballje të zjarrta luhen sonte

Ndeshjet e para të fazës së 1/8 së finales të garës më prestigjioze në botë për klube, Ligës së Kampionëve, do të luhen sonte (e martë) në katër stadiume evropiane.

Ndeshja e parë që do të luhet do të jetë mes Galatasarayt dhe Liverpoolit.

Ekipi turk i inkurajuar nga fitorja e tyre në ndeshjet eliminatore për fazën e 1/8-tës së Ligës së Kampionëve kundër Juventusit dhe do t'i presë ‘Të Kuqtë’ me shumë optimizëm, të cilët kanë luajtur në mënyrë jo të qëndrueshme këtë sezon, edhe pse përfunduan të tretët në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Kjo ndeshje është planifikuar për në orën 18:45.

Një nga ndeshjet më interesante është planifikuar të luhet në ‘St. James Park’, duke filluar nga ora 21:00, ku skuadra vendase Newcastle pret Barcelonën.

Siç dihet, Barcelona e përfundoi fazën e ligës në vendin e pestë dhe, sipas shortit, do të luajë kundër Neëcastle në çerekfinalet e këtij kompeticioni.

The round of 16 is here 😤#UCL pic.twitter.com/R12q2ilYsT
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) March 9, 2026