"Ata vazhdojnë të shkatërrojnë gjunjët e lojtarëve" – Kritika për stafin mjekësor të Realit, 39 lëndime këtë sezon

Sezoni 2025/26 ka qenë shumë i vështirë për Real Madrid, jo vetëm për shkak të rezultateve, por edhe për shkak të numrit të madh të lëndimeve që kanë goditur skuadrën.

Sipas raportimeve, “Los Blancos” kanë regjistruar 39 lëndime të lojtarëve të ekipit të parë gjatë këtij sezoni, me Jude Bellingham, që ka vuajtur më shumë.

Ky numër i lartë ka ngritur shumë pikëpyetje për punën dhe metodat e stafit mjekësor të klubit. Shumë nga dëmtimet kanë qenë muskulore ose në gju, që shpesh konsiderohen të parandalueshme.

Probleme për trajnerin Arbeloa

Numri i madh i lëndimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në formacion dhe rezultatet e skuadrës. Në disa ndeshje, trajneri Alvaro Arbeloa ka pasur deri në nëntë lojtarë jashtë për shkak të dëmtimeve.

Fanella më fitimprurëse në futbollin botëror, Real Madridi lë pas Barcelonën dhe Man Utd