27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806382-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="780" height="439" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/806382-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="27-vjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij" loading="lazy"></p>Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar. 21 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën</div>

Madhësia e shkronjave

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.
21 vite më parë, gjatë mëngjesit të acartë të 14 dhjetorit të vitit 1998 luftëtarët e UÇK-së derisa sillnin armë në Kosovë, kishin rënë në pritën e organizuar nga ushtria dhe policia e armikut, në vendin e quajtur “Te Likenet e Hasit” në Gorozhup të Pashtrikut.
Gjatë luftimeve të pabarabarta të zhvilluara në borën e dhjetorit, veç dëshmorëve të rënë, u plagosën edhe dhjetëra luftëtarë, ndërsa disa luftëtarë u zunë rob lufte, por pas një aksioni të zhvilluar nga luftëtarët e UÇK-së 8 ushtarë të ushtrisë serbe ishin kapur nga luftëtarët e UÇK-së dhe me ndërmjetësimin e OSBE-së u bë këmbimi i ushtarëve të të dyja palëve.
Dëshmorët e UÇK-së të rënë në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar u varrosën në Polac të Drenicës me nderime të larta ushtarake, më 21 dhjetor të vitit 1998.