Zjarr në një fabrikë të përpunimit të metaleve në Rostov të Rusisë

Bota

Një zjarr ka përfshirë fabrikën Aksaykardandetal në Rostov të Rusisë, një objekt industrial i specializuar në përpunimin e metaleve, stampimin e tyre dhe trajtimin termik. Sipas informacioneve të publikuara, fabrika merret me procese industriale që mundësojnë prodhimin e komponentëve për lloje të ndryshme pajisjesh. Teknologjitë që përdoren në këtë objekt mund të shërbejnë edhe për […]

Madhësia e shkronjave

Një zjarr ka përfshirë fabrikën Aksaykardandetal në Rostov të Rusisë, një objekt industrial i specializuar në përpunimin e metaleve, stampimin e tyre dhe trajtimin termik.

Sipas informacioneve të publikuara, fabrika merret me procese industriale që mundësojnë prodhimin e komponentëve për lloje të ndryshme pajisjesh.

Teknologjitë që përdoren në këtë objekt mund të shërbejnë edhe për prodhimin e pjesëve për pajisje ushtarake.

Deri më tani, nuk ka informacione të konfirmuara për shkakun e zjarrit, dëmet materiale apo persona të lënduar.

Gjithashtu, nuk është bërë e ditur nëse zjarri ka ndikuar në kapacitetet e prodhimit të fabrikës.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/