Nga Azerbajxhani vjen befasia në Ligën e Kampionëve, Sabah merr fitoren e parë historike në fazën kryesore

Sport

Skuadra Sabah nga Azerbajxhani, e drejtuar nga Valdas Dambrauskas, fitoi 2-0 ndaj Slavia Pragës, duke regjistruar suksesin e parë historik në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve. Sabah i Azerbajxhanit ka arritur një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Slavia Pragën me rezultat 2-0. Skuadra që drejtohet nga trajneri lituanez Valdas Dambrauskas, siguroi […]

Madhësia e shkronjave

Skuadra Sabah nga Azerbajxhani, e drejtuar nga Valdas Dambrauskas, fitoi 2-0 ndaj Slavia Pragës, duke regjistruar suksesin e parë historik në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve.

Sabah i Azerbajxhanit ka arritur një fitore historike në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Slavia Pragën me rezultat 2-0. Skuadra që drejtohet nga trajneri lituanez Valdas Dambrauskas, siguroi kështu pikët e para në fazën kryesore të garës më prestigjioze evropiane për klube.

Sabah kaloi në epërsi në minutën e 49-të, kur futbollisti xhamajkan Kaheem Parris realizoi pas një aksioni të bukur të nisur nga mesfushori kroat Ivan Lepinjica.

Goli i dytë erdhi pas një gabimi të madh në mbrojtjen e skuadrës çeke me Mickelsit që gjeti rrjetën për 2-0.

Dambrauskas e udhëheq Sabahun drejt suksesit historik

Dambrauskas mori drejtimin e Sabahut në korrik të vitit 2025 dhe, sipas raportimit, në sezonin e tij të parë e udhëhoqi skuadrën drejt titullit të kampionit të Azerbajxhanit dhe triumfit në kupën kombëtare.

Skuadra kaloi katër pengesa në fazën kualifikuese për të arritur në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve. Pjesëmarrja në këtë fazë përbën një arritje të veçantë për një klub të themeluar vetëm në vitin 2017.

Sabahu e nisi aventurën evropiane me humbjen 4-0 ndaj Manchester Unitedit në Old Trafford, por reagoi ndaj Slavia Pragës, duke marrë fitoren e parë dhe pikët e para në këtë fazë të garës.

Për Dambrauskasin, kjo është një tjetër arritje e rëndësishme në karrierën e tij. Trajneri lituanez është i njohur edhe për punën te Hajduku i Splitit, të cilin e drejtoi nga nëntori i vitit 2021 deri në shtator të vitit 2022.

Gjatë periudhës te klubi kroat, ai e udhëhoqi Hajdukun drejt fitimit të Kupës së Kroacisë në vitin 2022, duke i siguruar klubit trofeun e parë në këtë garë pas nëntë vjetësh.

Ai në Lituani ishte bërë i njohur pasi kishte marr pjesë në emisionin e njohur “Kush do të bëhet milioner”,

Tashmë, me Sabahun, ai po shkruan një kapitull të ri, duke e udhëhequr klubin drejt një fitoreje që do të mbetet historike për futbollin e Azerbajxhanit. /Telegrafi/