Kombëtarja e Kosovës në kategorinë e femrave ka pësuar humbje të thellë në udhëtim te Austria.
Pasi u mposht 1-2 në “Fadil Vokrri”, “Dardanet” nuk arritën përmbysje për të pësuar humbje me rezultat 4-0.
Vendaset zhvilluan paraqitje më të mirë dhe me ndihmën e tifozëve arritën të sigurojnë kualifikimin në raundin e dytë të play-offit.
Hobinger shënoi një gol të hershëm për të kaluar Austrinë në epërsi (7’).
Ndërsa, Puntigam e dyfishoi epërsinë (65’). Kircheberger u përkujdes për golin e tretë (86’), kurse Campbell e vulosi fitoren e thellë (89’).
Kësisoj, Kosova në kategorinë e femrave fatkeqësisht nuk e arrin Botërorin./Telegrafi/






