Protesta në Tiranë, protestuesit shkatërrojnë institucionin financiar – një i ri tenton të marrë para nga bankomati

Nacionale

Një protestues ka tentuar të hapë një bankomat që ndodhet në ambientet e një institucioni financiar në Tiranë, gjatë protestës që u shoqërua me dëmtimin e objektit. Në pamjet e publikuara shihet momenti kur i riu i afrohet bankomatit dhe tenton ta “grabisë”, ndërsa ambientet e institucionit financiar tashmë ishin dëmtuar nga protestuesit. Sipas pamjeve, […]

Madhësia e shkronjave

Një protestues ka tentuar të hapë një bankomat që ndodhet në ambientet e një institucioni financiar në Tiranë, gjatë protestës që u shoqërua me dëmtimin e objektit.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur i riu i afrohet bankomatit dhe tenton ta “grabisë”, ndërsa ambientet e institucionit financiar tashmë ishin dëmtuar nga protestuesit.

Sipas pamjeve, protestuesit fillimisht kanë mësyrë biznesin, duke thyer xhamat dhe duke hyrë brenda objektit.

Më pas, disa prej tyre kanë depërtuar edhe në katin e dytë të institucionit financiar, nga ku kanë nxjerrë objekte përmes dritareve të thyera dhe u kanë vënë flakën.

Pamjet tregojnë shkallën e dëmeve të shkaktuara në objekt gjatë protestës në kryeqytetin shqiptar.

– YouTube www.youtube.com