Zhaku bën veprimin e papritur në post Ferma VIP

Magazina

Një moment i papritur ka ndodhur në natën e dytë të Post Ferma VIP këtë të hënë. Teksa diskutimet vijonin në studio, Zhaku kërkoi të largohej nga emisioni. Ish-konkurrentja u shpreh se i duhej të udhëtonte me avion dhe ishte vonë. “Më duket shumë e gjatë koha që po kaloj këtu. A mund të iki […]

Madhësia e shkronjave

Një moment i papritur ka ndodhur në natën e dytë të Post Ferma VIP këtë të hënë.

Teksa diskutimet vijonin në studio, Zhaku kërkoi të largohej nga emisioni.

Ish-konkurrentja u shpreh se i duhej të udhëtonte me avion dhe ishte vonë.

“Më duket shumë e gjatë koha që po kaloj këtu. A mund të iki unë? S’kam asgjë për të thënë. Se do marrë avionin”, tha Zhaku.

Fituese e këtij edicioni në Ferma VIP u shpall Mimoza Ahmeti duke fituar plot 129 mijë euro.

Gazetarja sa ishte brenda pati përplasje të ashpra me poeten, duke hedhur edhe akuza ndaj njëra-tjetrës edhe në jetë personale.

Moza krahas kësaj fitoi edhe një unazë diamanti në vlerë 10 mijë euro. /Telegrafi/