Rita Ora dhuron një performancë spektakolare në Poloni, fansat “çmenden” pas saj

Magazina

Rita Ora ka dhuruar një performancë të paharrueshme në Poloni, duke u ngjitur në skenën e BitterSweet Festival në Poznań, ku mijëra fansa kanë kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e hiteve të saj. Festivali po zhvillohet nga 13 deri më 15 gusht në Parkun Cytadela të qytetit. Këngëtarja shqiptaro-britanike performoi më 14 gusht, në një […]

Madhësia e shkronjave

Rita Ora ka dhuruar një performancë të paharrueshme në Poloni, duke u ngjitur në skenën e BitterSweet Festival në Poznań, ku mijëra fansa kanë kënduar dhe vallëzuar nën ritmet e hiteve të saj. Festivali po zhvillohet nga 13 deri më 15 gusht në Parkun Cytadela të qytetit.

Këngëtarja shqiptaro-britanike performoi më 14 gusht, në një mbrëmje ku në program ishin edhe emra të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Nga pamjet e publikuara pas koncertit, atmosfera në festival duket të ketë qenë elektrizuese, me një numër të madh fansash që kanë shoqëruar Ritën duke kënduar këngët e saj më të njohura.

Një prej momenteve më të veçanta të mbrëmjes ishte fundi i koncertit. Në pamjet e publikuara si aftermovie, Rita shihet teksa zbret nga skena dhe afrohet te barriera për të përshëndetur fansat, të cilët reagojnë me entuziazëm të madh ndaj artistes.

Performancën e saj në Poznań, Rita e përmbylli me një prej hiteve të saj më të dashura, “Anywhere”, duke iu afruar edhe më shumë publikut në momentet e fundit të koncertit.

Foto: BitterSweet Music Festival/Instagram

Koncerti në Poloni vjen pas një vere mjaft të ngarkuar për këngëtaren, e cila ka performuar në disa vende të Evropës.

Gjatë këtij sezoni, Rita është ngjitur në skena në Austri, Finlandë, Maqedoni të Veriut dhe Poloni, duke vazhduar turneun e saj veror me performanca në festivale të ndryshme evropiane.

Foto: BitterSweet Music Festival/Instagram

Pas suksesit të koncertit në BitterSweet Festival, Rita Ora duket se po e mbyll një tjetër sezon të fuqishëm veror, duke dëshmuar edhe një herë se vazhdon të jetë një prej artisteve shqiptare më të kërkuara në skenat ndërkombëtare. /Telegrafi/

Foto: BitterSweet Music Festival/Instagram

Foto: BitterSweet Music Festival/Instagram

Foto: BitterSweet Music Festival/Instagram