Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Fillon afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802802-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Fillon afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802802-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ: Fillon afati për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës" loading="lazy"></p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund</div>

Madhësia e shkronjave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.
Gjatë kësaj periudhe 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë brenda komunës së tyre, duke e caktuar sa më afër vendbanimit në komunën e tyre:përmes platformës elektronike të KQZ-së, duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është i regjistruar votuesi.
KQZ po ashtu ka sqaruar se ndërrimi i Qendrës së Votimit nga një komunë në komunën tjetër, nuk mundësohet drejtpërdrejtë nga KQZ, por kjo është e ndërlidhur me deklarimin zyrtar të adresës së vendbanimit nga qytetarët/votuesit.
Përmes KQZ-së, votuesi, nëse dëshiron, mund të ndryshojë Qendrën Votimit vetëm brenda komunës. Por, për të kaluar nga një Qendër Votimi e një komune, në Qendrën e Votimit në një komunë tjetër, votuesi duhet të ndryshojë adresën zyrtare të vendbanimit në Zyrën e Gjendjes Civile apo në platformën E-Kosova.
Ndryshimet të cilat do të bëhen nga 26 nëntor deri më 6 dhjetor 2025, do të reflektohen në platformën elektronike të KQZ-së pas kësaj periudhe.