Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka qenë e ftuar së fundmi në “Live From Tirana”.
Ndër tjerash ka folur edhe për marrëdhënien me ish-banorin e Big Brother VIP 5, Alessio Alia.

Ajo theksoi rëndësinë e të qenurit në një status të qartë, duke sqaruar se të dy janë prindër të divorcuar, me histori të lëna pas, derisa partnerët e tyre përkatës kanë vazhduar jetët e tyre.
Artistja pranoi se marrëdhënia në distancë ka sjellë si ribashkime të bukura, ashtu edhe momente distance apo mosbesimi.
Megjithatë, ndau se më e rëndësishmja është ndjenja që i jep kjo lidhje.
“Alessio hera-herës më kthen fëmijën që kam brenda dhe është gjëja më e bukur në botë”, tha Jonida.
Këngëtarja theksoi se nuk ka turp të pranojë se e do partnerin e saj, por preferon të mos bëjë deklarata të mëdha publike për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e të dyve nga abuzimi mediatik dhe titujt sensacionalë. /Telegrafi/





