Ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri në zonën e përfshirë nga flakët të martën. 95 forca të armatosura, dhjetëra zjarrfikës dhe 11 mjete kanë punuar gjatë gjithë natës për izolimin e vatrave të zjarrit në zonën e Shën Pjetrit, në Gjirin e Lalzit.
Ndërhyrja në terren ka bërë të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve drejt hoteleve, resorteve dhe banesave, të cilat nuk kanë pësuar dëmtime.
Aktualisht, zjarri vijon në zonën pyjore kodrinore, ku terreni i vështirë ka vështirësuar operacionin. Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe një helikopter, i cili po ndërhyn nga ajri.
Forcat zjarrfikëse, efektivët e këmbësorisë dhe ekipet e emergjencave vijojnë punën në terren për shuarjen e zjarrit dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronave. /Tch/






