Ylli i Barcelonës pritet të rikthehet ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve

Sport

Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, nëse rikuperimi i tij vazhdon sipas planit, raporton gazeta spanjolle Diario AS. Sulmuesi brazilian 29-vjeçar ka munguar në dy ndeshjet e fundit të katalunasve, ndaj Getafes dhe Galatasarayt, për shkak të shqetësimeve në kofshë, të […]

Madhësia e shkronjave

Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve, nëse rikuperimi i tij vazhdon sipas planit, raporton gazeta spanjolle Diario AS.

Sulmuesi brazilian 29-vjeçar ka munguar në dy ndeshjet e fundit të katalunasve, ndaj Getafes dhe Galatasarayt, për shkak të shqetësimeve në kofshë, të cilat i kishte ndier gjatë pushimit ndërkombëtar me përfaqësuesen e Brazilit.

Raphinha pritet të mos jetë në dispozicion as për përballjen e së shtunës në La Liga kundër Real Betisit, pasi stafi teknik synon që ai të rikuperohet plotësisht për sfidën e së martës, më 20 tetor, ndaj kampionëve në fuqi të Evropës, PSG-së.

Barcelona nuk e ka ndier shumë mungesën e brazilianit në ndeshjet e fundit, falë alternativave të shumta në repartin ofensiv. Kjo u dëshmua edhe në fitoren bindëse 4-1 ndaj Galatasarayt, ku skuadra e Hansi Flickut tregoi edhe një herë potencialin e madh sulmues.

Megjithatë, rikthimi i Raphinhas do të ishte një përforcim i rëndësishëm për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin e tij në skuadër dhe rëndësinë e përballjes me PSG-në në garën më prestigjioze evropiane për klube. /Telegrafi/