“Jemi më të mirët’, Lamine Yamal i bindur se Barcelona mund ta fitojë tripletën

Sport

Lamine Yamal dukej shumë i sigurt kur u pyet nëse mendonte se Barcelona mund ta fitonte tripletën këtë sezon, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit. 19-vjeçari spanjoll ishte përsëri në formë për Barcelonën, e cila shkatërroi Galatasarayn në udhëtim me rezultatin 4-1, edhe përkundër disavantazhit prej 1-0. Adoleshenti i Barcelonës regjistroi dy asistime […]

Madhësia e shkronjave

Lamine Yamal dukej shumë i sigurt kur u pyet nëse mendonte se Barcelona mund ta fitonte tripletën këtë sezon, duke pasur parasysh fillimin e shkëlqyer të sezonit.

19-vjeçari spanjoll ishte përsëri në formë për Barcelonën, e cila shkatërroi Galatasarayn në udhëtim me rezultatin 4-1, edhe përkundër disavantazhit prej 1-0.

Adoleshenti i Barcelonës regjistroi dy asistime dhe u shpall në fund “Lojtari i Ndeshjes”.

Pas ndeshjes, Yamal nuk u tregua aspak modest, duke e cilësuar ekipin e tij si më të mirin në botë, teksa tha se mund ta fitojnë edhe tripletën.

“Gjithmonë. Ne jemi Barcelona, ne jemi skuadra më e mirë në botë”, u përgjigj Lamine për CBS Sports.

Ndryshe, Barcelona do të rikthehet në aksion në La Liga këtë fundjavë kur do të përballet me Real Betisin jashtë fushe. /Telegrafi/