Do të mbahej sot në Pallatin e Brigadave, Rama shtyn për të enjten mbledhjen e zgjeruar të Grupit parlamentar të PS

Nacionale

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Pallatin e Brigadave është shtyrë. Burime nga grupi parlamentar i PS për Top Channel bëjnë me dije se mbledhja është shtyrë për të enjten. Mbledhja e parashikuar për sot do të mbahet nesër ora 9:30 përpara nisjes së seancës […]

Madhësia e shkronjave

Mbledhja e zgjeruar e Grupit Parlamentar të PS, e cila ishte planifikuar të mbahej sot në Pallatin e Brigadave është shtyrë.

Burime nga grupi parlamentar i PS për Top Channel bëjnë me dije se mbledhja është shtyrë për të enjten.

Mbledhja e parashikuar për sot do të mbahet nesër ora 9:30 përpara nisjes së seancës plenare në parlament.

Takimi ishte planifikuar të mbahej në Pallatin e Brigadave, ku në fokus do të ishte raportimi për ecurinë e “Pranisë Besnike” si dhe një prezantim për “Pasqyrë Albania”.