Ylli francez i bën presion PSG-së, kërkon kalimin te Liverpooli

Sport

Sulmuesi francez Bradley Barcola po shtyn për t’u larguar nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të gazetarit të talkSPORT, Alex Crook. Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve janë duke punuar për afrimin e dy lojtarëve ofensivë, teksa negociatat për transferimin e Yan Diomande dhe Maghnes Akliouche po avancojnë. Ndërkohë, Liverpooli që mbeti […]

Madhësia e shkronjave

Sulmuesi francez Bradley Barcola po shtyn për t’u larguar nga Paris Saint-Germain gjatë kësaj vere, sipas raportimeve të gazetarit të talkSPORT, Alex Crook.

Fituesit e fundit të Ligës së Kampionëve janë duke punuar për afrimin e dy lojtarëve ofensivë, teksa negociatat për transferimin e Yan Diomande dhe Maghnes Akliouche po avancojnë.

Ndërkohë, Liverpooli që mbeti i zhgënjyer në përpjekjet për të siguruar shërbimet e Diomandes, e ka pasur prej kohësh Barcolan në krye të listës së alternativave për repartin ofensiv dhe mund të intensifikojë interesimin për të në javët e ardhshme.

Deri më tani, PSG ka qenë e vendosur të mos e lejojë largimin e sulmuesit francez gjatë kësaj vere, por situata mund të ndryshojë në momentin kur klubi parisien të sigurojë përforcime të reja në sulm.

Barcola ka humbur vendin e titullarit te “Parisienët”, kësisoj është i etur për kalimin në Ligën Premier – aty ku beson se do ta gjente nivelin më të lartë të mundshëm./Telegrafi/