Modelja dhe aktorja, Arbnora Ademaj, ka folur për formatin Big Brother dhe mundësinë që një ditë të jetë pjesë e këtij reality show.
E ftuar në “Prive Summer”, Arbnora tha se e ndjek Big Brother-in, por jo në mënyrë të rregullt.
Ajo tregoi se zakonisht shikon Prime-t dhe e konsideron programin një nga formatet më të ndjekura.

Megjithatë, Ademaj u shpreh e bindur se nuk e sheh veten si banore të Big Brother-it.
Sipas saj, një nga arsyet lidhet me gjuhën dhe profilin e njerëzve që bëhen pjesë e formatit.
“Big Brother e shikoj si format jo rregullisht, Prime-t zakonisht dhe aty më intereson. Absolutisht që është një nga emisionet më të shikuara, por që nuk e shoh veten”, deklaroi ajo.
Tutje, Arbnora tha se do ta kishte parë më ndryshe pjesëmarrjen e saj nëse në format do të ishin persona me një karrierë të ngjashme me të.
– YouTube www.youtube.com
“Nuk më pëlqen gjuha. Nëse kishim qenë me njerëz të një karriere diku aty afër, por me qenë me njerëz që vijnë me u promovu…”, u shpreh Ademaj.
Deklaratat e Arbnorës vijnë në një kohë kur Big Brother vazhdon të jetë një nga formatet më të komentuara dhe më të ndjekura në publikun shqiptar. /Telegrafi/





