Siç e kemi përmendur tashmë në hyrje, seria Xiaomi 17T sjell një sistem me tre kamera, për të cilin është përgjegjëse Leica.
Në krye qëndron kamera kryesore prej 50 MP, ndërsa Xiaomi 17T Pro është i pajisur me një sensor jashtëzakonisht të madh prej 1/1.31 inç.
Edhe Xiaomi 17T nuk mbetet shumë prapa në këtë segment, pasi ka një sensor prej 1/1.55 inç.
Të dy modelet kombinojnë dizajnin optik Leica UltraPure me strukturën hibride të lenteve Leica Summilux (1G + 6P), e cila, sipas Xiaomi-t, është “e njohur për riprodhimin e detajeve të imëta me mprehtësi të jashtëzakonshme”.

Apertura e madhe në të gjithë serinë siguron gamë dinamike më të lartë dhe thellësi fushe të bukur të përpunuar (bokeh efekt).
Për herë të parë, seria Xiaomi 17T sjell kamerë telefoto 5x Leica në të dy modelet e serisë T.
Kamera ofron foto me rezolucion 50 MP me stabilizim optik të imazhit (OIS) dhe një gamë të jashtëzakonshme, nga fotografia makro në distancë prej 30 cm, deri në 10x zmadhim me cilësi optike dhe deri në 120x AI Ultra zoom.
Kjo mundëson fotografim dhe video pa pengesa si për subjektet afër, ashtu edhe për ato larg, duke u dhënë krijuesve fleksibilitet të madh mes distancave fokale.
Përveç fotografisë, sistemi telefoto përmirëson edhe xhirimin e videove, veçanërisht në modelin Xiaomi 17T Pro, i cili sjell për herë të parë xhirim “cinematic” në 4K 60 fps në telefonat Xiaomi, duke ofruar efekt natyral të sfondit të turbulluar për një përvojë më mbresëlënëse.
Modalitetet e specializuara, si Stage, përmirësojnë performancën në kushte të ndriçimit kompleks për foto dhe video, duke siguruar që koncertet, performancat dhe skenat e tjera të regjistrohen me qartësi maksimale.
Duke shtyrë kufijtë e fotografisë statike tradicionale, seria Xiaomi 17T sjell funksionin Leica Live Moment, i cili nuk regjistron vetëm momentin kryesor, por edhe lëvizjen dhe emocionin që i paraprin atij.
Ky funksion ruan lëvizjet dhe shprehjet kalimtare të fytyrës, duke i shtuar më shumë thellësi dhe kontekst skenave të përditshme. I mbështetur në të gjitha gjatësitë fokale të kamerës së pasme, ai sjell regjistrime dinamike me estetikë karakteristike Leica.
Rezultati është një rrëfim më ekspresiv dhe më i pasur që shkon përtej një fotografie të vetme, duke kapur emocionin dhe narrativën në çdo shkrepje.
Funksioni Leica Live Portrait i zgjeron këto mundësi në modalitetin portret, duke shtuar efekt natyral që thekson ndarjen e subjektit nga sfondi, duke ruajtur njëkohësisht rrjedhshmërinë e lëvizjes.
Watermark-e të reja dhe ekskluzive Leica janë gjithashtu të disponueshme për fotot e bëra me Live Moment, dhe disa momente mund të kombinohen në kolazhe për ndarje në rrjete sociale.
Funksioni Live cinematography, ekskluziv për Xiaomi 17T Pro, sjell opsione shtesë kreative me Ultra-HD Live Moment në 4K, si dhe efekte të buta zoom-i përmes modaliteteve Freestyle ose Portrait Live.
Xiaomi ka prezantuar gjithashtu detaje mbi ekranin dhe harduerin e serisë së re, me fokus në mbrojtjen e syve, bateri më të mëdha dhe performancë të përmirësuar.
Seria sjell për herë të parë sistemin Xiaomi Vision Care, i cili rregullon automatikisht ndriçimin sipas ambientit dhe kontrollon dritën blu, dridhjen dhe turbullimin në lëvizje. Për këtë arsye, seria 17T ka marrë certifikim TÜV Rheinland me katër nivele për mbrojtjen e syve, përfshirë Intelligent Eye Care.
Të dy modelet përdorin ekran 1.5K AMOLED me ndriçim maksimal deri në 3,500 nits, duke siguruar dukshmëri të mirë edhe në diell. Xiaomi 17T Pro ka edhe ndriçim minimal prej 1 nit për përdorim në errësirë të plotë.
Ka edhe dallim në shpejtësinë e rifreskimit: Pro modeli mbështet deri në 144 Hz, ndërsa 17T deri në 120 Hz. Të dy kanë korniza shumë të holla, ndërsa Pro përdor teknologjinë LIPO për ndërtim më kompakt dhe korniza simetrike 1.29 mm.
Xiaomi 17T ka trup më kompakt dhe më të lehtë për përdorim me një dorë. Të dy modelet kanë skaje mikro-të harkuara dhe module më të vogla kamere, si dhe ngjyra të ndryshme: Pro vjen në Deep Blue, Deep Violet dhe Black, ndërsa 17T në Violet, Blue dhe Black.
Të dy telefonat përdorin bateri të gjeneratës së re silicium-karbon, me densitet më të lartë energjie pa rritur madhësinë.
Xiaomi 17T Pro ka bateri 7000 mAh, më e madhja në një telefon Xiaomi për tregun ndërkombëtar, me deri në 1.88 ditë përdorim dhe mbështetje për 100W karikim të shpejtë me kabllo dhe 50W pa kabllo.
Xiaomi 17T ka bateri 6500 mAh dhe mbështet 67W karikim të shpejtë. Të dy modelet janë të pajtueshme edhe me standardin PPS.
Performanca vjen nga çipet e gjeneratës së re MediaTek:
Të dy sjellin përmirësime në CPU, GPU dhe AI, veçanërisht në multitasking dhe lojëra.
Sistemi i ftohjes Xiaomi 3D IceLoop ndihmon në shpërndarjen e nxehtësisë për stabilitet më të mirë gjatë ngarkesave të larta.
Xiaomi ofron edhe dhurata promovuese për blerësit gjatë periudhës 29 maj – 28 qershor.
Xiaomi 17T Pro (512 GB): 114,999 RSD – me zgjedhje dhurate midis TV Xiaomi 43” ose robot fshesë Xiaomi S40
Dhuratë: robot fshesë Xiaomi S40 /Telegrafi/





